Sequi i dorëzon Ramës progres raportin: Zgjedhjet, me rëndësi

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka dorëzuar sot kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama progres raportin e publikuar dje nga Komisioni Europian. KE-ja rekomandoi dje dhënien e statusit të kushtëzuar për Shqipërinë.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e PS-së Edi Rama, Sequi theksoi se çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë do të varet nga realizimi I zgjedhjeve dhe përmbushja e reformave.
"Ne kemi diskutuar për raport progresin, për rekomandimet që përmban ky raport dhe për mënyrën për të ecur përpara. Kam shprehur vlerësime për rolin e opozitës për ato arritje që ne i kemi parë dhe i dëshmojnë sot. Unë i shpreha kreut të PS-së edhe falenderimet e komisionetit Fyle dhe të drejtorit Sannino për punën e bërë dhe për rolin dhe meritat që i përkasin opozitës për këto arritje që keni pasur” the Sequi.
Nga ana e tij, kreu i PS-së Edi Rama ka theksuar se muaji dhjetor do të jetë stacioni i rëndësishëm për Shqipërinë pasi atëherë ku do të merret edhe vendimi nga Brukseli për vendin tonë.
"Ne presim prova të qarta nga qeveria që ka vullnet politike. Nga njëra anë për të përmbyllur paketën e nëntorit të shkuar për reformën parlamentare dhe nga ana tjetër për ti hapur rrugë asaj që në raport konsiderohet një fazë e ligjshmërisë që për ne kjo do të thotë zbatim i vendimit të gjykatave lidhur me qarkun e Fierit" theksoi Rama.
vijon..