I ftohti në Europë nuk ndalet, mbi 300 të vdekur

I ftohti i acartë që ka përfshirë Europën dhe që parashikohet të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, nuk po ndalet. Numri i viktimave ka kaluar tashmë shifrën 300 dhe Ukraina mbetet vendi më i prekur me 131 të vdekur, shumica të pastrehë dhe të alkoolizuar. Europa Lindore dhe Gadishulli i Ballkanit mbetet epiqendra e emergjencës së motit me dhjetëra mijëra njerëz të izoluar, 70 mijë e të cilëve vetëm në serbi. Vala e të ftohtit është shtrirë edhe në vendet e Europës Perëndimore ku gjendja më e vështirë paraqitet në Itali, Francë, Gjermani dhe Britani, ku për shkak të dëborës së dendur është anuluar gjysma e fluturimeve në aeroportin Heathrow të Londrës, më i populluari në Europë.
Moti i keq vazhdon të dominojë në itali, me temperatura shumë të ulëta të cilat vetëm një ditë më parë kanë shkaktuar të paktën 7 viktima. Meteorologët thonë se është parashikuar dëborë e dendur në vecanti në jug dhë në rajonet pranë adriatikut. Në romë janë hapur zyra publike, ndërsa vazhdojnë të jenë të mbyllura shumë shkolla. Vështirësi më të mëdha paraqiten në very dhe në pjesën qendrore-jugore të italisë. Edhe banorët e Milanos janë zgjuar me termometrin nën zero gradë, e më konkretisht në minus 6 gradë.
Problematike paraqitet situate atmosferike edhe në bosnje, vend në të cilin të hënën u regjistrua edhe viktima e tetë nga sezoni I ftohtë. Autoritetet kanë marë masa për tu ardhur në ndihmë banorëve duke përdorur edhe helikopterë ushtarakë për evakuimin e tyre. Vendi është bllokuar për të katërten ditë radhazi nga dëbora.