E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sannino takon Berishën, më pas edhe Ramën

Drejtori i përgjithshëm i zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sannino i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë ka nisur axhendën e takimeve.
 

Takimin e parë, Sannino e ka zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha ndërsa në orën 11:28 ai është takuar me kreun e PS-së Edi Rama në selinë rozë.
 

Ndërsa në orën 15:30, Sannino do të takohem me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ndërsa do ta mbyllë turin e takimeve në Tiranë në orën 16:30 me ministren e integrimit Majlinda Bregu.
 

Drejtori i zgjerimit në KE, Sannino po zhvillon një vizitë në Tiranë për të diskutuar me autoritetet shqiptare për situatën politike në vend dhe avancimin e përmbushjes së 12 rekomandimeve të BE-së.
 

Vizita e Saninos vjen në një kohë ku dy prej reformave të rëndësishme për vendin, reforma zgjedhore dhe parlamentare nuk janë përfunduar ende edhe pse kishte një kohë të caktuar për përmbushjen e tyre.
 

Komisioni Europian rekomandoi përfundimin e reformave, asaj zgjedhore dhe reformës parlamentare para 24 majit, afat që ka kaluar tashmë dhe ende nuk ka ndonjë qëndrim të ri nga palët, që mund të çojë drejt arritjes së konsensusit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›