OSBE: Të dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Në përfundim të vizitës së saj 4 ditore në Shqipëri, përfaqësuesja e OSBE-së për Mediat Dunja Miatoviç ka dhënë edhe konkulizonet përsa i përket medias në vendin tonë.
Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesja e OSBE-së, ka bërë apel të dekriminalizohet shpifja në mënyrë që gazetarët të punojnë të lirë. “Duhet të bëhet dekrimanilizimi i plotë i shpifjes në Shqipëri. Mirëprita deklatën e kryeministrit Berisha se Shqipëria është e gatshme për ta dekriminalizuar plotësisht shpifjen. Gjithashtu mirëpres deklaratën e kryeministrit sipas së cilës liria e medias është një nga priotet e qeverisë shqiptare dhe do vijojë ta ndjekë me vëmendje këtë” theksoi Miatoviç.
Sipas Miatoviç një tjetër problem mbetet shpërndarja e reklamave shtetërore të cilat sipas saj bëhen preferencave. Gjithashtu sipas saj një tjetër çështje është se pagat e ulta kufizojnë gazetarinë investigative.
Sipas përfaqësueses së OSBE-së, nevojitet të kuptohet në Shqipëri se media i shërben publiku dhe shoqërisë dhe jo biznesit apo politikës.