E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanremo, Carta fiton edicionin e 59-të

Këngëtari i ri Marco Carta me këngën "Forca e jetës" ka fituar edicionin e vitit 2009 në Festivalin e Sanremos. Vendin e dytë të klasifikimit e arriti Povia me "Luka ishte gay", i ndjekur nga Sal Da Vinci me "Nuk arrij të dashurohem". Marco Carta është këngëtari më i ri i festivalit të këtij viti dhe ai u prezantua me këngën e Paolo Carta-s. Në edicionin e 59-të të festivalit prestigjoz italian ai erdhi si fitues i spektaklit Amici në vitin 2008 dhe publikimit të dy këngëve me të cilat shiti rreth 100 mijë kopje. I lindur në vitin 1985 në Kaljari, Marco e nisi karrierën si këngëtar në pub-e nate por me pas punoi si parukier. Do të duhej të vinte viti 2007 që ai të pranohej në Amici ku tregoi gjithë talentin e tij dhe arriti të fitojë pak muaj më pas me 65 % të preferencave. Ndërkohë, e ftuara speciale e mbrëmjes finale ka qenë Maria De Filipi, e cila theu tabunë, duke shkelur për herë të parë në një skenë të televizionit Rai dhe duke dhuruar shumë surpriza në teatrin Ariston.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›