E Shtunë, 31 Tetor 2026

SantEgidio takime me Berishen e Topin

Kryeminsitri Sali Berisha priti dje ne zyren e tij perfaqesuesin e komunitetit te SantEgidios Imzot Vincenzio Paglion te cilin e informoi me situaten aktuale politike. Kreu i qeverise deklaroi se pucistet sipas tij shpresojne ende ne nje marrje te pushtetit me dhune. Sipas njoftimit per shtyp te Kryeministrise Berisha tha se Prokurorja e Pergjithshme leshoi pa asnje hetim urdher-arrestet per te gjithe komanden drejtuese te Gardes se Republikes perfshire komandantet me te larte te saj nderkohe qe nuk kane nisur ende hetimet per dhunim te rendit kushtetues duke mashtruar shqiptaret se nuk ka marre padi per dhunim te rendit kushtetues ne nje kohe kur Policia e Shtetit e kishte derguar kete padi dy dite me pare. Prokurorja e Pergjithshme vazhdoi misionin e saj te paralizes se sistemit te akuzes per hetimin e pucisteve duke shkelur marreveshjen e bere me faktore shume te rendesishem nderkombetare duke deshmuar ne kete menyre se pucistet shpresojne akoma ne projektin e marrjes se pushtetit me dhune. Kryeministri u shpreh se me perpjekjen e dates 21 janar zhvillimet e mevonshme treguan qarte se jane te perfshire dhe drejtuesit e 2-3 institucioneve te tjera te vendit ndersa shtoi se Presidenti i Republikes sic fakton deklarata e tij e dates 21 janar nuk arriti te shohe pese ore dhune dhe sulm per te permbysur qeverine legjitime te vendit. Me perfaqesuesin e komunitetit te SantEgidios u takua edhe Kreu i shtetit Bamir Topi. Presidenti Topi dhe Imzot Palia ndane shqetesimin e madh per gjendjen e renduar politike duke theksuar nevojen e ruajtjes se qetesise e maturise zgjidhjen sa me te shpejte dhe afatgjate te mosmarreveshjeve politike dhe mosperdorimit te retorikave te ashpra thuhet ne njoftimin zyrtar te Presidences.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›