Arsenali duhet të shkojë në Champions

Londinezët po kalojnë nëpër një formë të shkëlqyeshme, që i ngriti ata në pozitën e katërt në Premierligë.
Pasi fituan ndaj Manchester Cityt dhe e panë ekipin tjetër londinez Tottenham duke humbur nga Norwich, ‘Gunners’ kanë mundësi të mira të luajnë në evenimentin kryesor evropian të futbollit për klube sezonin e ardhshëm.
“Top 4 është mjaft i rëndësishëm për ne. Ka domethënie të madhe për ne, sepse dëshirojmë të luajmë në top. Atje ishim edhe këtë sezon, do të ishte një arritje e madhe për ne”, deklaroi trajneri francez.
-“Ky ekip ka kaluar nëpër momente të vështira, por mendojmë pozitivisht dhe këtë e kemi shfaqur kohëve të fundit. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të vazhdojmë me këtë ritëm”, shtoi ai.
Ekipet si Arsenali, Chelsea e Tottenhami do të luftojnë deri në fund të sezonit për pozitat 3 dhe 4, pasi që për pozitat 1 e 2 luftojnë Manchester United e Manchester City.