E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synimi i Mourinhos

Jose Mourinho ka treguar synimin e tij të udhëheq Real Madridin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve. Trajneri i gjigantit madrilen dhe skuadra e tij do të ndeshet me APOEL Nicosian në çerekfinale të garës elite të klubeve evropiane.

Mourinho, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve me Porton dhe Interin ka theksuar se dëshiron të shkojë deri në fund edhe me Realin.

“Dua të fitoj çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, të dërgojë Realin në gjysmëfinale për vitin e dytë të njëpasnjëshëm. Dua të rikthej statusin e Realit në nivelin më të lartë. Pas gjysmëfinales, do të fillojmë të mendojmë për finale”, deklaroi Mourinho për AS.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›