Santosi mund ta denoncojë Realin

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 19:45
Real Madridi ka filluar të frikësohet nga Santosi. Klubi spanjoll e posedon një dokument të nënshkruar me lojtarin, edhe pse ylli brazilian Neymar ka kontratë me klubin Paulista.
Një marrëveshje gjashtëvjeçare me 5 milionë euro në sezon, i cili mund t’i sanksionojë Merengues, nëse klubi jug-amerikan do të vendoste ta dënojë klubin mbretëror spanjoll në FIFA për shkelje të rregullave, duke negociuar me një lojtar që është i lidhur me kontratë.
Në vitin 2009, Chelsea kishte pësuar, pasi që Lensi e kishte dënuar klubin anglez për rastin Gael Kakuta. Blues nuk mund të blinin lojtarë për një vit pas këtij rasti.