Jemi për top 4

Emmanuel Adebayor thotë se Tottenhami mund të përfundojë në top 4 të Premierligës këtë sezon. Sulmuesi nga Togo mendon se Spurs kanë kapacitet ta arrijnë këtë synim. Hotspur e mbyllën sezonin 2009-10 duke e siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, pasi kishin mbetur jashtë Evropës për gjysmë shekulli.
Mirëpo, sezonin që shkoi, ekipi i Harry Redknapp nuk arriti të futet në ‘katërshen e madhe’, duke u kënaqur me pjesëmarrje në Europa League. Adebayor, i huazuar këtë verë nga Manchester City, thotë se Spurs shpresojnë që ta japin më të mirën nga vetja për të arritur suksese në Evropë dhe për të përfunduar në top 4 këtë sezon.
“Nuk po them se po luajmë për ta fituar ligën, por do të luajmë për top 4. As ky objektiv nuk është i lehtë, por e kemi skuadrën e kompletuar dhe kemi kapacitet për ta bërë një gjë të tillë”, tha ish futbollisti i Arsenalit për tabloidin britanik ‘The Sun’. Adebayor ishte huazuar në Real Madrid gjashtë muajt e fundit, ndërsa u huazua te Tottenham këtë verë, pasi që menaxheri Roberto Mancini nuk llogarit në shërbimet e tij.