E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho: Mund ta mposhtim Barçën

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 20:45

Sulmuesi i Milanit, Robinho insiston se Rossonerët nuk kanë arsye për t’u frikësuar, kur të përballen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve të martën që vjen, në kuadër të Grupit H. Barça konsiderohet si ekipi më i mirë në botë për momentin dhe e ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë në tri sezonet e fundit.

“Ne të gjithë dëshirojmë të shkojmë në Camp Nou për të luajtur dhe jam i bindur se Milani ka kualitet për ta fituar atë ndeshje. Është më mirë që ta nisim kampanjën tonë në Ligën e Kampionëve me një kundërshtar të fortë si Barcelona sesa ta nisnim me një ekip të lehtë”, tha Robinho për Milan Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›