Plagos bashkemoshatarin ne kerkim i riu

Forcat e policise po punojne per te arrestuar nje 20-vjecar nga Durresi i cili pasditen e djeshme qelloi me arme zjarri duke plagosur rende nje bashkemoshatarin e tij.
Burime zyrtare nga policia e Durresit bejne te ditur se 20-vjecari M. Gruda ka mbetur i plagosur rende pas nje grindjeje qe ka nisur per motive te dobeta. Gruda banues ne lagjen 16 te qytetit eshte qelluar me pistolete dhe ndodhet ne gjendje te rende ne spitalin rajonal sipas te cilave forcat e policise jane vene ne ndjekje te bashkemoshatarit te tij Xhulio Mance banues ne lagjen e Shkozetit qe dyshohet te jete autor i krimit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 14.00 prane stadiumit te qytetit te Durresit.