E Diel, 1 Nëntor 2026

Raketat amerikane godasin në 2 fshatra: 27 viktima

Dyshohet se disa raketa amerikane kanë pasur dje si
objektiv të sulmit të tyre dy fshatra në Pakistan, duke
shkaktuar 27 viktima. Sipas burimeve të Shërbimeve Sekrete
Pakistaneze, sulmi kishte pasur si qëllim celulat terroriste në
Pakistan. Që prej kohësh Shtetet e Bashkuara nuk pohojnë, as
mohojnë veprime luftarake që kanë të bëjnë me sulme ndaj
objektivave të dyshimtë, për ta, por shumë herë, sipas burimeve
pakistaneze viktima janë edhe civilë të pafajshëm, gra,
fëmijë e burra, që nuk kanë të bëjnë me terrorizmin. Në rastin
konkret nuk dihet se cilat janë viktimat, por mendohet se ka
edhe civilë mes tyre. Sulmet kanë qenë të njëpasnjëshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›