Solis: PBDNJ do shqyrtojë ofertën e Berishës
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka deklaruar në Tiranë se kjo parti do të marrë në shqyrtim ftesën e kryeministrit Berisha. Solis: Në koalicionin qeveritar PD-LSI nuk parashikoj kriza.
TIRANE- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Leonard Solis ka deklaruar në Tiranë se kjo parti do të marrë në shqyrtim ftesën e kryeministrit Berisha për t'u bashkuar me koalicionin që ai drejton pas zgjedhjeve të 28 qershorit, shumë shpejt. Gjatë një prononcimi mediatik, Solis ka bërë të ditur se ky rishqyrtim do të bëhet nga strukturat vendimmarrëse të PBDNJ-së, të cilat mesa duket do të mblidhen shumë shpejt. "Shumë shpejt do të mbledhim të gjitha strukturat tona dhe ju përmbahemi të gjitha fjalëve që kryetari i PBDNJ-së ka deklaruar", - shprehet Solis. PBDNJ-ja nënshkroi një marrëveshje paraelektorale me PS-në për zgjedhjet e 28 qershorit, por në përfundimin e tyre PBDNJ-ja lëshoi akuza të ashpra për vjedhje votash kundrejt aleatëve socialistë, ndërsa atëherë vetë kryetari përjashtoi mundësinë e rikthimit në qeveri.
Mesa duket, ftesat e herëpashershme të kryeministrit Berisha për t'u bashkuar me koalicionin që ai drejton pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe qëndrimet e kundërta me PS-në duket se po e afrojnë gjithnjë e më tepër PBDNJ-në me qeverinë e re. Duke bërë një analizë të bashkëpunimit mes Berishës dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, Solis shprehet i bindur se kjo do të jetë një qeveri me një jetëgjatësi katërvjeçare. "PD-ja ka fituar. PS-ja nuk ka fituar zgjedhjet për mënyrën se si erdhën. Unë parashikoj një mandat 4-vjeçar të koalicionit PD-LSI dhe nuk parashikoj kriza", - thotë Solis.
(s.g/GSH/BalkanWeb)