Provim Shteti për të ushtruar profesionin
Ligji për Profesionet e Rregulluara do të fusë në filtër të gjithë të diplomuarit, që kërkojnë të ushtrojnë disa profesione sensitive. Ky provim synon kategorizimin e aftësisë të të gjithë diplomuarve. Sipas numrit dy të qeverisë, kjo ishte nje përgjigje edhe për kritikat e drejta ose të padrejta mbi korrupsionin në provimet e universitetit dhe të shtimit të fakulteteve private që lëshojnë një numër të lartë diplomash. Është një lloj Mature Shtetërore për Arsimin e Lartë, edhe pse në formë tjetër.
“Thelbi i këtij ligji është Provimi i Shtetit, pra mund të marrësh diplomën në Universitet, por me këtë vetëm të celet rruga drejt ushtrimit të profesionit si titullar. Provimi i Shtetit organizohet nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ministrinë e linjës p.sh. me Ministrinë e Shëndtësisë për mjekët e farmacistët. Por, gjithësesi, anëtarët e KOMKOV ( Komisioni Kombëtar i Vlerësimit) janë profesorë universitare të fushës përkatëse. Në këtë mënyrë Shteti del garant për aftësitë e njohuritë të atij që do të jetë mjek, dentist, infermier, farmacist, inxhiner etj. Pra, cilado të ketë qenë cilësia e diplomës, është diplomë e lëshuar në Tiranë apo jashtë kryeqytetit, në universitet publik apo privat, tashmë filtri është unik për të gjithë vendin dhe quhet Provim i Shtetit”, tha ndër të tjerash Pollo.
Kusht tjetër për të ushturar profesionin është një praktikë profesionale që mund të zgjasë gjashtë muaj deri në tre vjet. Por, kjo vepron jo për të gjitha diplomat, por vetëm për ato që prekin sigurinë dhe shëndetin publik. Pas këtij ligji, hapet rruga për reformimin e Urdhërave Profesionale, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe deri tani, përgjithësisht, nuk e kanë përmbushur.