E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sarandë/ Humb jetën një 17-vjeçar, e zuri poshtë ashensori i lokalit ku punonte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune (26 gusht), ku një 17-vjeçar ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në një lokal në lagjen “Nr. 1″, Sarandë.

I mituri, i cili punonte si ndihmës kamerier në këtë lokal, është zënë poshtë nga ashensori, që përdorej kryesisht për furnizim, pasi u këput kavoja. Për pasojë, 17-vjeçari humbi jetën.

Policia ka arrestuar 43-vjeçarin me inicialet L.A, i cili kishte montuar ashensorin, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit, 37-vjeçari me inicialet S.I., i akuzuar për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›