Sukth, makina përplas për vdekje një kalimtar, largohet drejtuesi

Policia e Durrësit njoftoi se në Sukth, mesnatën e së premtes, një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar një shtetas, i cili ka humbur jetë. Ai është identifikuar si J. M., 59 vjeç.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.
/ rtsh.al /