Sarandë/ Me 29 emigrantë të paligjshëm në kamioçinë, arrestohet 52-vjeçari nga Elbasani

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kap duke transportuar me kamionçinë, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së, kundrejt pagesës.
Në pranga ra T. H., 52 vjeç, banues në Elbasan.
“Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së”, njofton policia.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
/rtsh.al/