E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dhunonte familjarët e tij/ Arrestohet 29-vjeçari, i gjendet edhe drogë në shtëpi

Policia e Elbasanit ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në familje dhe ka ndaluar 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.

“Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar familjarët e tij, menjëhere kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në lagjen “28 Nëntori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi ka vendosur në pranga 29-vjeçarin, atij i janë gjetur në banesë një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

“Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. Zh., 29 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›