Somali, thatësira shkakton krizë urie të jashtëzakonshme

SHBA-ja ka premtuar të premten 5 milionë dollarë ndihma për refugjatët somalezë. Reuben Brigety, zëvendës asistenti i Sekretares së Shtetit, përgjegjës për ndihmat ndaj refugjatëve dhe viktimave të konflikteve në Afrikë, theksoi se Uashingtoni po diskuton për ndihma të tjera.
“Një komb i madh mund të bëjë më shumë se një gjë në një kohë, dhe kjo është ajo çka ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojmë të bëjmë edhe në kontekstin e sfidave financiare me të cilat po përballemi”, theksoi Brigety sipas Al-Xhaziras.
Dhjetëra mijëra refugjatë somalezë kanë mbushur kampet në Etiopi dhe Kenia – ku kanë mbërritur mbi 3 000 persona në ditë – në kërkim të ushqimit pas sezonesh të tëra pa shi. Bagëtitë janë vrarë dhe të mbjellat janë shkatërruar tashmë nga thatësira e jashtëzakonshme në shtetin afrikan.
/Start/F. Prroni/
2011-07-16 14:25