Irani i kundërpërgjigjet Evropës, redukton naftën për 6 vende
Në përgjigje të sanksioneve të BE-së për programin bërthamor të Republikës Islamike, Teherani ka reduktuar eksportet e naftës për gjashtë vende evropiane.
Lajmi u raportua nga televizioni shtetëror i Iranit, ndërsa vendimi pason takimin ndërmjet zyrtarëve iranianë dhe gjashtë ambasadorëve evropianë në lidhje me sanksionet energjetike dhe financiare që i ka vënë BE Iranit, muajin e kaluar. Raportohet se gjashtë vendet e prekura janë: Franca, Greqia, Italia, Portugalia, Holanda dhe Spanja.
Shkurtimet vijnë pas dyshimeve në rritje të Perëndimit se Irani synon krijimin e armëve atomike, akuza që hidhen poshtë nga Teherani zyrtar.