Sarandë, asfiksohen 3 vëllezër gjatë hapjes së pusit
3 vëllezër kanë mbetur të asfiksuar në momentin e hapjes së një pusi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Shalëz të Sarandës, 2 mësohet se nga ky incident dy vëllezër kanë mbetur të vdekur.
Fitim dhe Pajtim Elezi përkatësisht 40 dhe 42 vjeç kanë mbetur të vdekur, pasi së bashku me vëllain e tyre Agush Elmazin 37-vjeç ishin duke hapur një pus dhe kanë mbetur të asfiksuar. 37-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës ku po merr mjekimin e duhur.