E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkonin 250 euro për provimet e maturës, arrestohen 4 mësues

Tiranë- Policia e kryeqytetit ka arrestuar 4 mësues të akuzuar për korrupsion.

Aksioni është drejtuar nga seksioni i anti- korrupsionit në Drejtorinë ePollicisë Tiranë, pasi dyshohet se mësuesit kanë ndihmuar nxënësit gjatë provimit të maturës, kundrejt pagesës.

Sipas policisë mësuesit kanë kërkuar 200- 250 euro, në këmbim të ndihmës për provimet e maturës.

Mësuesit e arrestuar janë Nevila Tiku, Arjana Metalia, Klodjana Koka dhe Fatbardha Mhmutaj, ndërsa bëhet e ditur se ata japin mësim në gjimazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Arrestimi i tyre ka ardhur vetëm pak orë pas përfundimit të provimeve me zgjedhje, ndërsa një denoncim për kopjime nga nxënësit erdhi dhe nga Parlamenti Rinor ku thuhej se nxënësve i’u janë lejuar komunikimet dhe telefonat celularë gjatë provimit.

Vijon…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›