Sarandë, bie në humnerë maunia, vdes shoferi, plagoset pasagjeri
Një maune është rrëzuar dje në Qafë-Muzinë dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi si dhe është plagosur rëndë një pasagjer. Aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në orën 14:30, ndërkohë që forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje për të nxjerrë nga humnera automjetin.
Nga policia mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin në kthesat e shumta në Qafë-Muzinë dhe për pasojë maunia e ngarkuar me xhama ka rënë në humnerë. Mendohet se viktima është 20- vjeçari Ilirian Guri dhe është nga qyteti i Beratit, pasi edhe mjeti që ai drejtonte ishte me targa të Beratit. Ndërkohë, ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur, pasi ai kishte hipur gjatë rrugës, si pasagjer në këtë makinë që më pas u aksidentua. Sipas policisë, ai është një burrë rreth të 40- tave dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Automjeti ishte i ngarkuar me xhama dhe po udhëtonte nga Gjirokastra për në Sarandë.
Email This Klikime: 8
Email This Klikime: 8