Bushati: Bujqësia e çoroditur nga projektet e braktisura qeveritare
Partia Socialiste ka shprehur shqetësim se prioritetet e qeverisë në bujqësi që nga 2005 kanë mbetur vetëm në letër. Kështu është shprehur dje nënsekretari i programit në PS, Ervin Bushati. Sipas tij, objektiva të cilat cilësohen nga kryeministri si prioritet të prioriteteve, hidhen në tregun mediatik dhe funksionojnë vetëm si tullumbace qeverisëse.
Partia Socialiste, gjithashtu ka denoncuar shpërdorimin e fondeve publike pa dhënë llogari për këto projekte që s'dihet ku shkojnë dhe kujt i shkojnë realisht.Sipas Bushatit, Partia Socialiste thekson se pas çdo projekti abuziv e të dështuar fshihen interesat korruptive të mazhorancës Bujqësia do të jetë një nga sektorët kyç ku do të ndërhyjmë me programin e ri të PSSH për të ringritur ekonominë dhe mirëqenien tonë,- theksoi Bushati. Gjithashtu, ai tha se pa pritur asnjë rezultat; pa dhënë asnjë llogari për projektet e dështuar të vreshtarisë dhe të pemëtarisë të cilat gjatë dy viteve të kaluara u cilësuan si prioritete nga qeveria, tashmë gjendemi përballë prioritetit të radhës siç doli ulliri.
Email This Klikime: 9
Email This Klikime: 9