E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, bllokohen punimet për zgjerimin e rrugës

Bllokohen punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Sarandë. Sipas përfaqësuesve të firmës, shkak janë pronarët e bizneseve buzë rrugës, ë cilët nuk po bashkëpunojnë për të cuar deri në fund investimin. 

SARANDE- Saranda është një ndër qytetet më të preferuara nga pushuesit dhe kjo ka rritur fluksin e vizitorëve gjatë stinës së verës duke shtuar kështu dhe qarkullimin drejt saj. Por rruga hyrëse në këtë qytet është pothuajse e bllokuar për shkak të ndërprerjes së punimeve për zgjerimin e saj që prej ditës së hënë. Punonjësit e firmës sipërmarrëse kanë pushuar punën për shkak se kanë hasur në rezistencën e pronarëve të objekteve buzë rrugës nga ku kalon edhe plani. Madje sipas teknikut të punimeve kjo rezistencë ka degjeneruar edhe në përplasje fizike.

Përgjegjësit e firmës bëjnë të ditur se kanë njoftuar edhe autoritetet përkatëse për ti dhënë fund kësaj situate që bllokon një investim infrastrukturor për një qytet turistik, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje duke lënë në hije fatin e përfundimit të punimeve.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›