Sarandë, breshëri plumbash tek Limani, plagosen 2 pastruese
SARANDË-Dy pastruese të qytetit të Sarandës kanë mbetur të plagosura si pasojë e një breshërie plumbash që zhurmoi qytetin mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ndodhi tek Limani i qytetit në orën 07:30 të mëngjesit kur Lefteri Ahmetaj 45 vjec dhe Engjëllushe mata 44 vjec po pastronin rrugën. Policia njofton se kanë qënë plumba rikoshet që pas një breshërie armësh kanë goditur njërën nga pastrueset në kraharor dhe tjetrën në krah. Të dyja gratë ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e alarmuar për ngjarjen ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen e rëndë. Dyshohet se shkak për të shtënat me armë mund të kenë ardhur nga ndonjë grindje e mundshme mes grupesh adoleshentësh të cilët më pas mund të kenë qëlluar me armë njëri-tjetrin.
Qyteti këto ditë është populluar shumë nga turistët vendas dhe të huaj dhe ngjarja e sotme duket se prishi qetësinë e sezonit turistik të këtij qyteti.
(d.b/BalkanWeb)