Protesta, minatorët: Mesditën e së hënës do hyjmë në grevë urie
TIRANE -Edhe pse e Diele, dite pushimi, rreth 700 minatorët e Bulqizës kanë protestuar sërish sot para ambienteve të kompanisë ACR për plotësimin e kërkesave të tyre. Protesta e minatorëve të Bulqizës është në ditën e saj të shtatë, ndërsa ata kanë deklaruar se nëse kushtet e tyre nuk plotësohen, ata do të futen në grevë urie.´
Kreu i Konfederatës, Kolë Nikolli theksoi se mosmarrja e asnjë kërkese parasysh po shtyn gradualisht minatorët të ndërmarrin hapin ekstrem, atë të grevës së urisë. Nikolli shpjegoi se "të hënën mbyllet ferrokromi në Elbasan, pasi kjo uzinë punonte me lëndën e parë, kromin, që nxirrej nga Bulqiza". Dy ditë më parë, protesta e radhës u zhvendos në Tiranë, pikërisht para Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), ku minatorët këmbëngulën për një takim me ministrin. Biseda mes përfaqësisë së minatorëve dhe zv/ministrit Neritan Alibali zgjati rreth një orë, por sipas minatorëve, ky takim nuk solli asgjë të re.
Ndërkohë dje, në ditën e 6-të të protestës minatorët deklaruan se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ditën e hënë në orën 12:00 do të futen në grevë urie.
(d.b/BalkanWeb)