E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, dy të plagosur nga aksidentet

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të ndryshme të ndodhura mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Sarandës. Gazmend Agasi, 32 vjeç nga Gjirokastra ka marrë plagë të rënda në trup pasi është rrëzuar me motor uji dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.

Ndërkohë, pak minuta më pas në aksin rrugor Ksamil-Butrint, një automjet i cili drejtohej 21-vjeçarja Katerina Xhokodori, nga Tirana, ka dalë nga rruga. Si pasojë e reja është dëmtuar rëndë në mushkëri. E plagosura u nis me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes tepër të rëndë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›