Tirane plagoset me shishe ne koke i riu
TIRANE - Nje 20-vjecar eshte plagosur rende dje pasi u godit me nje shishe birre ne koke nga nje bashkemoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal perballe gjimnazit Ismail Qemali ne Tirane. Policia u sinjalizua per ngjarjen e djeshme rreth ores 1130 ne nje kohe kur nxenesit e shkolles perballe ndodheshin ne pushim dhe u alarmuan kur pane nje skene te tille. Konflikti ka zgjatur per disa minuta dhe dy te rinj kane vazhduar te qellojne njeri-tjetrin fillimisht me karriget e lokalit derisa konflikti eshte zhvendosur jashte ambienteve te tij ne hapesiren mes gjimnazit dhe pallatit ku ndodhen disa lokale rresht. Gjimnazistet treguan dje se ne momentin kur kane pare 20-vjecarin e gjakosur pasi ishte plagosur ne koke kane filluar te therrasin policine qe te nderhynte pasi efektivat qe jane te vendosur prane shkolles ishin vetem disa metra larg vendit te ngjarjes. Dy punonjesit e policise qe ndodheshin prane lokalit te ngjarjes u afruan per te ndare dy djem te cilet vazhdonin te qellonin njeri-tjetrin me grushte duke arritur te ndalojne autorin e ngjarjes. Mesohet se i plagosuri eshte transportuar ne Spitalin Ushtarak per te marre ndihmen mjekesore pasi kishte nje plage te rende ne koke dhe kishte humbur shume gjak. Ndersa autori pasi eshte marre ne pyetje eshte lene per hetim ne gjendje te lire. Sipas policise autori ka shpjeguar se debati me te plagosurin ka nisur ne veranden e lokalit ne nje moment kur ai po ngacmonte me fjale disa vajza nxenese te shkolles. Duke qene se lokali ku ndodhej i demtuari ishte ne pronesi te vellait te autorit ky i fundit i ka kerkuar te riut qe te ulte zerin dhe te mos perdorte fjalor te tille ne lokal. e.d