E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunati i Bregut padi per bllokimin e tri kompanive

/ /

Ne tri padi te dorezuara ne Gjykaten e Vlores ne daten 12 tetor 2010 biznesmeni Ervis Gjeci i eshte drejtuar gjykates me kerkesen per zhbllokimin e aksioneve ne pronesi te tij ne tri kompanite e bllokuara. Behet fjale per subjektet Casino Italia Bett Plus dhe Betting System Albania qe veprojne kryesisht ne fushen e lojerave te fatit dhe lotarive sportive. Aksionet e pergjithshme te ketyre kompanive u sekuestruan nga gjykata e Vlores me kerkese te prokurorise pas arrestimit te shtetasit italian Albino Prudentino me 29 shtator ne nje banese prane Ujit te Ftohte ne Vlore. Angelo Prudentino djali i te akuzuarit per pjesemarrje ne organizate kriminale te tipit mafioz ne Itali kishte aksione ne tri kompanite Casino Italia Bett Plus dhe Betting System Albania. Per shkak te pranise se Angelo Prudentinos gjykata bllokoi tri bizneset perfshi filialet e tyre ne Vlore dhe ne Tirane por edhe aksionet e sipermarresve te tjere shqiptare dhe italiane qe nuk kishin precedente penale. Padia i referohet disa neneve te Kodit te Procedures Penale 462-480 ne te cilat parashikohet mundesia qe gjykata ne rrethana te caktuara te riktheje pronat objektet e sekuestruara ose te konfiskuara me nje vendim te meparshem.
Pronat e Prudentinos
Me date 30 shtator 2010 nje dite pas arrestimit te Albino Prudentinos djali i tij Angelo shiti aksionet qe zoteronte ne kompanine Betting System Albania. Biznesmeni Ervis Gjeci qe kishte ne pronesi 20 per qind te aksioneve deri ne kete moment bleu edhe 30 per qind te tjera. Dy biznesmene te tjere blene aksionet e mbetura te Angelo Prudentinos. Giuseppe Palma u be pronar i 30 per qind te aksioneve dhe Gani Baku bleu 20 per qind te tyre. Keto aksione u bllokuan nga prokuroria edhe pse kaluan ne emra te trete me argumentimin se me pare kishin qene ne pronesi te shtetasit italian. Blerja e aksioneve nga djali i Prudentinos perfshiu edhe tre biznesmenet ne hetimin e nisur ndaj shtetasit italian i cili dyshohet se ka pastruar ne Shqiperi shuma financiare te perfituara nga aktiviteti kriminal dhe mafioz i trafikut te droges dhe kontrabandes se cigareve per te cilat akuzohet ne Itali. E njejta gje ka ndodhur me aksionet e biznesmeneve ne kompanite Bet Plus dhe Casino Italia te cilat jane bllokuar nga prokuroria deri ne perfundim te hetimeve per origjinen e tyre financiare. Ne nje deklarate mediatike pak kohe me pare biznesmeni Ervis Gjeci eshte shprehur se krijoi nje kompani te perbashket me Angelo Prudentinon vetem pasi verifikoi gjithe dokumentacionin gjyqesor qe verteton se ky person nuk ishte i denuar apo ne hetim nga organet e drejtesise ne Itali dhe ne Shqiperi. tr.so Kompanite

- Casino Italia me seline Vlore prane Ujit te Ftohte me zyra edhe ne Mullet Tirane

- Bett Plus
me seli ne Tirane

- Betting System Albania
me seli ne Tirane

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›