Sarandë, gjendet i vdekur në kanal një 74-vjeçar
SARANDË- Një trup i pajetë i seksit mashkull u gjet sot në fshatin Livadhja, 50 km larg Sarandës, njoftoi policia lokale, në jug të vendit. “Trupi i pajetë u gjet në kanalin ujitës, në vendin e quajtur “Qersa” nga disa banorë të fshatit”, thekson policia.
“Kufoma quhet Stefan Xhaferi, 74 vjeç, ndërsa ekspertët kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, saktësoi policia.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, shkaku i vdekjes së 74 vjeçarit është natyror, pasi në trupin e tij nuk është gjetur asnjë gjurmë dhune.
Mësohet se prej një jave viktima ishte shpallur i zhdukur, ndërkohë që vuante pasojat e pleqërisë.
(ma.ar/BalkanWeb)