Dëmtohet Forlan, rrezikon të mos luajë ndaj Parmës
ITALI- Diego Forlan duket se ka pësuar një tjetër dëmtim, që do ta lërë jashtë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Parmës. Sulmuesi uruguajan është stërvitur veçmas pjesës tjetër të Interit, në seancën e zhvilluar sot në stadiumin “San Siro”. Ai ka patur një kontrast në kaviljen e majtë gjatë seancës së paradites, që ka rezultuar më i rëndë nga ç’pritej. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës ka qenë e plotë, duke nisur nga Kristian Kivu, Dejan Stankoviç, Xhonatan Shnajder e Viviano.
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)
(ma.ar/A. Latifi/BalkanWeb)