E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol e plumba 2 makinave të sekretarit të PS në Vlorë. Tepelena: Ngjarja politike

VLORË- Tritol dhe plumba automjeteve të sekretarit të Partisë Socialiste për Vlorës, Kreshnik Tepelena. Ngjarjet kanë ndodhur të ndara nga njëra-tjetra, por në të dyja rastet automjetet janë dëmtuar rëndë ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ngjarja e pare ka ndodhur sot rreth orës 06:30 minuta në zonën e Ujit të Ftohtë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.

Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar tërësisht mjeti tip ‘BMW X5’. Raportohet se ky është shpërthimi i dytë brenda pak orëve. Pasi më herët ka shpërthyer edhe mjeti i prokurorit Dorian Tafili. 

Tepelena në një prononcim për "News 24" është shprehur se ai nuk ka pasur konflikte me asjnë person dhe se ngjarja ka ndodhur për shkaqe politike.

Kjo makinë sipas tij, ishte e vetmja me të cilën lëvizte për takime elektorale kandidatja për deputete e PS-së, Valentina Leskaj.

“Në momentin e shpërthimit kam qenë në gjumë, kam parë vetëm tymin. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime, kam qenë i shoqëruar me deputetë gjithnjë, por sot duket se e gjetën mundësinë të më kërcënojnë. Ngjarja vetëm për motive politike, shoqëroja kandidaten Valentina Leskaj kudo që shkonte. Kjo ishte e vetmja makinë me të cilën lëvizte”, tha ai.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.

Sërish atentat ndaj Kreshnik Tepelena, sekretar i PS në Vlorë
Ora 22:00-Sërish atentat ndaj sekretarit të Partisë Socialiste të Vlorës, Kreshnik Tepelena. News24 mëson se sot pasdite është qëlluar me armë dhe djegur makina tjetër e Kreshnik Tepelenës.
Pasi në mëngjes iu shpërthye me tritol makina tip Golf, në mbrëmje iu qëllua me armë automjeti tjetër.
Nga të dhënat e para mësohet se, automjeti i dytë, tip Range Rover me targa angleze i Kreshnik Tepelenës drejtohej nga disa anëtarë të PS dhe pasi kishte pasur defekt ishte lënë në Llakatund.
Pasi është lënë në këtë vend, automjeti është qëlluar me armë dhe më pas i është vënë zjarri.
Ne emisionin "360 Grade", ne nje lidhje direkte me Artur Zhejin dhe te ftuarit ne emision, z Kreshnik Tepelena pohoi se eshte anetar i numerimit te votave ne nje vend numerimi ne Vlore.
'Une jam numerues dhe do e bej numerimin korrekt. Pas 23 Qershorit do ja thyej turinjte gjithe 'salinjve' te vegjel qe kercenojne me akte te tilla. Nuk me trembin keta, do i shporrim", tha Tepelena.

(d.b/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shpërthen makina e sekretarit të PS në Vlorë Shpërthimet në Vlorë, Malaj: Palët të distancohen nga çdo akt dhune

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›