Kupa e Konfederatave, në gjysmëfinale Itali-Spanjë, Brazil-Uruguai
Përfundojnë dy ndeshjet e fundit të Grupit B në Kupën e Konfederatave. Spanja ka arritur të sigurojë vendin e parë duke mposhtur me rezultatin 3-0 ekipin Nigerian, ndërsa Uruguai ka shënuar plot 8 gola kundër ekipit të Tahitit i cili e mbylli këtë kompeticion me plot 23 gola të pësuar e vetëm 1 të shënuar në kuotën e 0 pikëve.
Me rezultatet e fundit Spanja kualifikohet si e para në grup, ku do të gjej në gjysmëfinale ekipin italian, i cili u rendit i dyti në Grupin A, ndërsa ekipi i Uruguait u rendit i dyti në Grupin B e për pasojë do të luaj në gjysmëfinale kundër ekipit vendas të Brazilit.
Për spanjollët ishte Alba i cili i hapi rrugë fitores në që në minutën e 3-të takimit. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë. Në të dytën Torres dyfishojë shifrat në minutën e 62, ndërsa përsëri mbrojtësi i krahut të majtë i Bracelonës do të mbyllte ndeshjen edhe me golin e tretë në të 88-tën.
(a.k/BalkanWeb)