Corriere: Ligjin me votën e shkel Ministri, kjo ndodhi në Shqipëri!

TIRANE-"E shkel ligjin mbi fshehtësinë e votës, dhe këtë e bën dora vetë Ministri i Brendshëm. Kjo ndodh në Shqipëri, ku Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka fotografuar dhe ka postuar në rrjet social, Facebook, votën e fshehtë”, shkruan Corriere online duke iu referuar dhe një fotoje që i ka bërë faqes personale të ministrit Noka në Facebook.
Në Facebook, Noka shkruan “unë votova, i dhashë vlerë votës sime duke votuar nr ‘44’, Partia Demokratike e Shqipërisë., prof doktor Sali Berisha, Përpara! Si një përkrahës i Partisë Demokratike ju ftoj dhe ju të bëni gjënë e duhur duke votuar nr 44. Përpara me një fitore sa më të thellë, përpara”, shkruan Noka në Facebook.
Ndërkaq shumë lexues e kanë kritikuar, shumë e kanë mbështetur, kurse disa të tjerë i kanë kujtuar detyrën se është një Ministër i Brendshëm. Noka realisht nuk iu përgjigj asnjë komenti, por me pas hoqi foton e postuar nga rrjeti social. Teper vone sepse fotoja realisht po ben xhiron e botes.
(d.b/BalkanWeb)