E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, goditet një grup i trafikut të drogës

Arrestimet u kryes sot, pas një kontrolli të ushtruar në banesën e njërit prej të arrestuarve, shtetasi Andrea Nanaj, 27-vjeç. banues në fshatin Kopacës, ku janë gjetur gjetur 253 Kg lëndë narkotike e ngjashme me atë llojit kanabis sativ”.

Përveç shtetasit të arrestuar, në prangat e policisë ranë edhe Aleks Nanaj, 29-vjeç, Gjergji Nanaj, 45-vjeç, Maridon Dhuli, 22-vjeç, Besnik Kasaj, 25-vjeç, Afrim Kasaj, 32-vjeç, Petrit Halimi, 21-vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sobiel Dhuli, 19-vjeç, të gjithë lindur dhe banues në rrethin e Sarandës.

Nga hetimet intensive të kryera ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike sihte transportuar me kafshë (kuaj) nga fshati Lazarat nëpërmjet malit të Sopotit deri në fshtin Kopacëz me qëllim për ta trafikuar më pas në drejtim të shtetit grek. Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se ky grup ka kryer aktivitet kriminal edhe në raste të tjera të mëparshme  dhe se organizatori i këtij trafikimi është shtetasi Aleks Nanaj i cili, nëpërmjet vëllait të tij shtetasi Andrea Nanaj  rekrutonte shtetas të ndryshëm kundrejt pagesës (50 mijë lekë) për të realizuar transportin e lëndë narkotike.

Në cilësinë e lëndës narkotike janë kapur dhe sekuestruar 253 Kilogram lëndë narkotike marijuanë, 3 automjete që përdoreshin për kryerjen e veprimtarisë kriminale si dhe 9 aparate celularë me gjithë kartat telefonike. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do ti referohen  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. /Start/

                                                                                             2012-02-19 13:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›