Ilir Zhupa Tritoli nuk mu vu mua si person por si ish-shef i krimeve
Si mesuat per shperthimin
Isha ne gjume kur degjova shperthimin e forte. U zgjova dhe dola ne ballkon por nuk u besoja syve kur pashe makinen e shkaterruar.
Ku ishte parkuar makina
Para portes se pallatit ku banoj me qira ne lagjen Koder te Sarandes. Kisha vetem pak muaj qe e kisha blere.
Cilin ben pergjegjes per ngjarjen
E kam veshtire ta them. Po ajo qe them me siguri eshte se tritoli nuk iu vu Ilir Zhupes por ish-shefit te krimeve ne Komisariatin e Sarandes. Une kam vetem 5 dite qe jam larguar nga posti i shefit te krimeve dhe ata qe kam pasur ne objekt te punes gjeten rast per te me kercenuar apo per te me demtuar.
Cfare ke parasysh kur flet per detyren si shef i krimeve dhe tani ish-shef por oficer i policise gjyqesore
Jane disa gjera qe mund te numeroj e qe nuk mund tu pelqenin njerezve te perfshire ne krime te mundshem per te improvizuar edhe kete shperthim. Ne dy vite te punes sime si shef krimesh jam marre jo vetem me krimin e dites por edhe me ato te mbartura nder vite. Keshtu bashke me koleget kemi mundur te japim goditje ndaj disa bandave kriminale ne rajonin e Sarandes qe kane kryer vepra te denueshme ne vitin 1997 dhe ne vitin 2000.
Do ta klasifikoje kete si nje atentat ndaj prones dhe a ndihesh vete i kercenuar pas kesaj qe ndodhi
Ky kategorizohet si nje atentat i paster ndaj prones por e thashe eshte edhe nje atentat ndaj detyres dhe per shkak te saj. Une si Ilir nuk kam konflikte me njeri dhe nuk ndihem i kercenuar. Mesazhi qe marr nga kjo ngjarje une dhe koleget e mi qe perballen me krimin eshte mos iu gjunjezo krimit por gjunjezoje ate.