Sarandë, infermierët peticion kundër urdhrit të ri
Autori i Lajmit: Redaksia
Mbi 35 infermierët e spitalit të Sarandës kanë firmosur një peticion kundër urdhri të ri për arsimimin e lartë të infermierëve brenda vitit 2012. Në dokumentin drejtuar ministrisë së Shëndetësisë ata shprehen se mbështesin reformat që ndërmerret për të mirën e shërbimit shëndetësor. Por nuk besojmë se njohuritë, eksperienca dhe përkushtimi ynë shumëvjeçar në punë të vlerësohet në këtë mënyrë “duke na flakur në rrugë” thuhet më tej në peticionin e firmosur nga infermerët sarandiotë. Sipas tyre për të përmbushur reformat duhen gjendur metoda për të dhënë provime të nevojshme shtesë, të cilat do të në shërbejnë për rritjen e nivelit në punë. Pak ditë më parë ishin infermierët e qytetit të Korcës të cilët kundërshtuan gjithashtu urdhrin e ri, duke e formalizuar qëndrimin e tyre me peticion.
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010