E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, ndryshojnë tarifat dhe procedurat

Autori i Lajmit: Lili Saraci
Ndryshon çmimi për të legalizuar banesën. Nëse para pak ditësh për të legalizuar një banës duhet të plotësoje një formular dhe të për të gjithë banesën të paguaje vetëm 4 mijë lekë të reja tashme tarifat e legalizimit të banesës kanë ndryshuar. Për të bërë legalizimin e një objekti pa leje tashme duhet të paguash për çdo këtë 4 mijë lekë dhe për çdo kat duhet të plotësosh formularin tip. Pra nëse objekti i pa legalizuar është 3 kate pronari duhet të plotësoj tre formular dhe të bëjnë tre pagesa me nga 4 mije lekë të reja. Këshilli i Ministrave ka rritur në mënyrë të ndjeshme tarifën e shërbimit për çdo kat të objektit pa leje/shtesës informale në ndërtime me leje. Të gjitha këto ndryshime janë bërë në mbledhjen e fundit të qeveris e cila vendosi tarifa të reja për të bërë legalizimin e një banese informate. Pra, në mbledhjen e fundit qeveria ka ndryshuar edhe tarifat për legalizimet. Tashmë formulari për aplikim, nuk do të ketë një shifër standarde, ai do të varet nga numri i kateve që ka një objekt që do të legalizohet. Sipas vendimit, formulari për legalizimin e një kati do të jetë 4 mijë lekë të reja, ndërkohë që kjo shumë ka qenë për formularin që plotësohej për legalizimin e të gjithë objektit. Sipas vendimit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave vendosi të ndryshojë tarifën e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje/shtesave informale në ndërtime me leje, është në vlerën 4 000 lekë, për çdo kat të objektit pa leje / shtesës informale në ndërtime me leje. Gjithashtu, ndryshime ka pësuar edhe mënyra e pagesës. Pagesa e parcelës ndërtimore, për objektet informale me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale në ndërtime me leje, do të bëhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare. Për objektet informale, me destinacion banimi apo të përzier, (banim dhe social-ekonomik), pagesa e vlerës së parcelës mund të bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare, dhe/ose me bono privatizimi. Në rastin kur pagesa kryhet me bono privatizimi, ajo duhet të paraprihet nga depozitimi i kërkesës me shkrim, të poseduesit të ndërtimit informal, pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, ku të përcaktohet përqindja e pagesës me bono privatizimi. Për shtesat informale (anësore apo në lartësi), të ngritura në territore (zona) ku nuk ka çmim minimal fiskal, të përcaktuar në përputhje me pikën 2, të nenit 43, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, çmimi minimal fiskal do të llogaritet si mesatare aritmetike e çmimit të zonave me të cilat ky territor (zonë), kufizohet.

AKKP, kriteret dhe procedurat për kompensim fizik

Për kompensim fizik qytetarët tashmë duhet tu përshtaten kritereve të reja dhe të ndjekin procedurat e miratuara së fundmi nga qeveria. Sipas vendimit të qeverisë, qytetarët duhet të plotësojnë kërkesën për kompensim fizik të menjëhershëm, pranë AKKP-së, sipas formularit tip, të miratuar nga ministri i Drejtësisë, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. AKKP-ja, nëpërmjet strukturave të saj, pranon, ndjek, plotëson, shqyrton ose heton administrativisht kërkesat e subjekteve të shpronësuara apo përgatit projektaktin a relacionin shoqërues, të cilat ia kalon për shqyrtim e miratim dhe nxjerrjen e vendimit përkatës drejtorit të Përgjithshëm, sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, duke dokumentuar veprimet që kryen. Këto dokumente përfshihen në dosjen e hapur, me regjistrimin e kërkesës për kompensim, së bashku me dokumentacionin provues, të paraqitur prej tij. Dokumentimi i veprimeve, në kuptim të këtij vendimi, kryhet nëpërmjet përfshirjes në dosje të çdo shkrese, që i bashkëlidhet praktikës, si dhe nëpërmjet depozitimit të të gjitha procesverbaleve, kujtesave, informacioneve, akteve të vlerësimit apo të ekspertimit, të përgatitura sipas rastit, apo çdo shkrese tjetër për të tretë apo të brendshme, për trajtimin e kësaj kërkese. Në kuptim të këtij detyrimi, strukturat përkatëse kanë përgjegjësinë ligjore të bëjnë vlerësimin e kërkesës dhe të rrethanave të paraqitura, për çështje të bazueshmërisë së saj në ligj dhe në prova. Vlerësimi është pjesë përbërëse e praktikës dhe nënshkruhet nga grupi i punës me specialistin/ët, jurist dhe hartograf, që shqyrtoi/uan praktikën, dhe përgjegjësin e sektorit, që e mbikëqyri dhe pranoi atë. Kur AKKP-ja vëren se kushtet e përmendura në pikat e këtij vendimi, plotësohen dhe se dokumentet, e përcaktuara në këtë vendim, janë të vlefshme e të rregullta, ndjek hapat e mëtejshme për kompensim.

Në vendimin nr. 1180, datë 5.8.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"1. Tarifa e shërbimit për legalizimin e objekteve pa leje / shtesave informale në ndërtime me leje, është në vlerën 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo kat të objektit pa leje / shtesës informale në ndërtime me leje.".
2. Nënpikat 4.4 dhe 4.5 ndryshohen, si më poshtë vijon:
"4.4. Pagesa e parcelës ndërtimore, për objektet informale me destinacion social-ekonomik dhe shtesat informale në ndërtime me leje, do të bëhet vetëm në lekë, në vlerë të plotë monetare.
4.5. Për objektet informale, me destinacion banimi apo të përzier, (banim dhe social-ekonomik), pagesa e vlerës së parcelës mund të bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare, dhe/ose me bono privatizimi.
Në rastin kur pagesa kryhet me bono privatizimi, ajo duhet të paraprihet nga depozitimi i kërkesës me shkrim, të poseduesit të ndërtimit informal, pranë drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t, ku të përcaktohet përqindja e pagesës me bono privatizimi.".
Pika 5 ndryshohet, si m poshtë vijon:
"5. Sanksionet për subjektet dhe / ose shoqrit ndërtuese që kanë kryer shtesa anësore ose shtesa n kate, për qëllim kalimi pronësie ose qiradhënieje, llogariten nga ALUIZNI, në përputhje me përcaktimet dhe përqindjet e përcaktuara n nenin 43, të ligjit nr. 9482, datë
3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar.
Për shtesat informale (anësore apo në lartësi), të ngritura në territore (zona) ku nuk ka çmim minimal fiskal, të përcaktuar në përputhje me pikën 2, të nenit 43, të ligjit nr.9482, datë
3.4.2006, çmimi minimal fiskal do të llogaritet si mesatare aritmetike e çmimit të zonave me të cilat ky territor (zonë), kufizohet.

Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›