Karla Bruni merr miratimin e Vudi Alen për filmin
Fillimisht “po”, më pas “jo” dhe sërish “po”. Kjo ishte përgjigjja që Vudi Alen i ka kthyer Karla Brunit në lidhje me rolin në filmin e tij. Regjisori vendosi përfundimisht dhe jo vetëm që e konfirmoi zyrtarisht, por edhe zbuloi sekretin se titulli i filmit më të ri do të jetë “Midnight in Paris”. Filmi është pjesë e një marrëveshjeje mes Gravier Prods, i Alen dhe i spanjolles Mediapro që së bashku me Alen mundi të realizonte “Vicky Cristina Barcelona” dhe “You Will Meet a Tall Dark Stranger”. Xhirimet do të nisin këtë verë në Paris dhe përveç zonjës së parë të Francës, në realizimin e ri do të marrin pjesë edhe Ouen Uilson, Marion Kotillard, Rakel Mekadams dhe Kejti Bates. Role sekondare janë rezervuar edhe për Majkëll Shin, Nina Arianda, Tom Hidleston, Korei Stoll, Mimi Kenedi dhe Kurt Fuller. “Midnight in Paris” është një komedi romantike që flet për një çift, jeta e të cilëve ndryshon nga një udhëtim i vetëm.
26 Prill 2010