E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Vizat, tjetër dështim i qeverisë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Opozita ka vijuar protestat në qytetet e Tepelenës dhe Gjirokastrës nga ku kreu socialist Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për ti dhënë fund, siç tha ai, pushtetit të dështuar të kryeministrit Berisha. Në Tepelenë kryesocialisti theksoi se kabineti aktual jo vetëm që nuk po mban premtimet, por përkundrazi po rrënon edhe më shume qytetarët. Sipas tij vonesa në liberalizimin e vizave është një tjetër dështim i kësaj qeverie të paaftë. Në Gjirokastër zoti Rama u ndal tek kriza ekonomike dhe pasojat që ajo po shkakton tek familjet shqiptare.
“Sali Berisha e ka nxjerrë shtetin në ankand duke kërkuar borxhe me interesa më të larta, për të larë borxhet me interesa më të ulëta që akumulohen vit pas viti, ndërkohë që të ardhurat shkojnë duke rënë muaj pas muaji. Shqipëria ra njëhërë në humnerën e piramidave të Sudes dhe të Vehbiut, e të tjerëve më radhë, që u ndërtuan nën hijen e Saliut. Shqipëria nuk mund të bjerë përsëri në humnerën e një shembjeje të piramidës të qeverisë së Saliut”, deklaroi Rama. Sipas liderit të opozitës protestat janë e vetmja mundësi për ti dhënë fund agonisë së krijuar nga kryeministri i vendit dhe oborrtarët e tij.
Ky lajm është publikuar: 26/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›