Sarande, kapen 2 trafikante dhe 12 klandestine
Dy persona jane arrestuar nen akuzen e trafikimit te klandestineve, ndersa 12 persona qe pergatiteshin te kalonin ilegalisht kufirin shqiptaro-grek jane kapur ne nje hotel ne qytetin e Sarandes. Pas nje hetimi intensiv per disa muaj, policia ka prangosur 47-vjecarin Urim Qaze, lindur e banues ne Konispol te Sarandes dhe Thanas Munguli, 29 vjec, nga fshati Nivice i Sarandes. Ne baze te informacioneve te bluve, 12 personat qe ishin nga rrethe te ndryshme te Shqiperise, kryesisht nga zona rurale, kishin paguar nje sasi parash nga 700-1000 euro per t'u larguar ilegalisht per ne shtetin grek. Sipas policise, Qaze dhe Munguli prej kohesh operonin ne trafikun klandestin, ndersa hetimi ne zone, mbajtja nen mbikeqyrje e tyre, pergjimi i telefonave e te tjera metoda investigative kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te ketyre dy personave. Pas arrestimit te tyre, policia ka shoqeruar te 12 personat, qe ishin klientet e radhes se dy trafikanteve, te cilet jane marre ne pyetje e me tej jane lene te lire. Emrat e tyre nuk behen te ditur edhe pse ata tashme jane te regjistruar ne dosjen perkatese si deshmitare te trafikut. Te 12 personat qe do te niseshin per ne Greqi gjate nates do te gjobiten nga organet e drejtesise sipas neneve te parashikuara ne Kodin Penal per kalimin e paligjshem te kufirit dhe favorizim te ketij trafiku, edhe pse nga ana e tyre kjo veper ka ngelur ne tentative, ndersa mesohet se do te hetohen ne gjendje te lire.
Burime nga policia e Sarandes thane se dy trafikantet operonin ne kete fushe prej kohesh, duke perfituar keshtu shuma parash te konsiderueshme. Po keto burime nuk perjashtojne mundesine e nje grupi te organizuar, mbi evidentimin e te cilit vijojne hetimet. Nga marrja ne pyetje e te arrestuarve, policia po harton skemen e mbledhjes se klienteve, te cilet me pas transportoheshin me makine deri ne Sarande, ku akomodoheshin ne hotele apo shtepi te ndryshme, deri ne momentin e nisjes per ne Greqi.
Ornela Hila