E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroine dhe hashash, kapet aziatiku

Blerim Kore

Nje emigrant nga Kazakistani eshte ndaluar dje ne kufirin shqiptaro-grek te Kakavijes, ndersa transportonte nje sasi te konsiderueshme lendesh narkotike drejt territorit grek. Policia shqiptare e stacionit kufitar te Kakavijes ka ndaluar 47-vjecarin Aleksandros Dhetinidhis, lindur ne Kazakistan dhe banues ne Athine (Greqi), i cili po transportonte ne automjetin e tij rreth 14 kg lende narkotike. Sipas burimeve zyrtare ne policine lokale, ai eshte ndaluar nga uniformat blu te Kakavijes ne momentin qe me automjetin e tij tip "TOYOTA", me targa IHP 8033, po transportonte ne drejtim te shtetit grek sasine e lendes narkotike. Ka qene ora 19:15, kur automjeti i drejtuar prej tij ka hyre ne mjediset e doganes se Kakavijes per te kryer procedurat rutine te kontrollit doganor. Por, duket se informacionet paraprake te marra nga policia e Kakavijes kishin ngjallur dyshimet e para se 47-vjecari Dhetinidhis mund te transportonte lende narkotike me destinacion shtetin grek. "Pasi i keshilluam shoferit qe ta parkonte automjetin jashte korsise se zakonshme, ne nisem menjehere kontrollin e imtesishem te tij", thone burime policore, pjesemarrese ne kete operacion. Kontrollit te imtesishem te agjenteve te policise i eshte nenshtruar e gjithe pjesa e brendshme e mjetit, se bashku me bagazhet dhe pjesen e shasise. Ne ndihme te efektivave te policise gjate kontrollit ka ardhur edhe qeni antidroge. Gjate kesaj kohe, drejtuesi i mjetit, i cili udhetonte i vetem ne makine, ka qene i qete dhe nuk ka shfaqur asnje shenje nervozizmi. Nderkohe, pas gati 30 minutash kontrolli, agjentet e policise kane arritur te kontrollojne ne pjesen e brendshme te tapicerise se automjetit nje sasi lende narkotike. "Pasi evidentuam ngarkesen e dyshimte, ne filluam nxjerrjen e saj jashte makines", thone burimet policore, pjesemarrese ne operacion. Nderkohe, sipas hetimeve paraprake, behet fjale per gjetjen fillimisht ne pjesen e brendshme te makines te nje sasie prej 7 kg heroine dhe 7 kg hashash. Menjehere pas bllokimit te kesaj ngarkese me droge, policia e Gjirokastres ka shoqeruar drejtuesin e mjetit. "Fillimisht ai ka kundershtuar te kishte dijeni per ngarkesen me 14 kg lende narkotike te zbuluar ne mjetin e tij", konfirmojne burimet policore. Blute e policise te Kakavijes vazhdojne kontrollin e metejshem te mjetit. Sipas hetimeve paraprake, 47-vjecari nga Kazakistani dhe banues ne Greqi, ishte nisur nga Tirana mengjesin e djshem per te udhetuar ne drejtim te shtetit fqinje, Greqi. Policia e Gjirokastres ne bashkepunim me organet e hetimit po punon per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Perpara disa ditesh policia shqiptare bllokoi ne automjetin e nje biznesmeni grek 3,8 kg hashash te destinuar per tregun e shtetit grek.

Ne aksion edhe qente

Kontrollit te imtesishem te agjenteve te policise i eshte nenshtruar e gjithe pjesa e brendshme e mjetit, se bashku me bagazhet dhe pjesen e shasise. Ne ndihme te efektivave te policise gjate kontrollit ka ardhur edhe qeni antidroge. Gjate kesaj kohe drejtuesi i mjetit, i cili udhetonte i vetem ne makine, ka qene i qete dhe nuk ka shfaqur asnje shenje nervozizmi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›