Zihen per nje shikim, e shtyp me makine
TIRANE - Nje sherr per motive banale, per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi per perleshje dyditore ne Vore. Policia e Tiranes ka bere te mundur arrestimin ne flagrance te Nazmi Dervishit, i cili eshte akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative. Burimet nga uniormat blu kane bere te ditur gjate dites se djeshme se 27-vjecari ka tentuar te shtyp qellimisht me makinen e tij, tip "BMV 325", adoleshentin Julian K., 15 vjec. E gjithe ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne qytetin e Vores, pak kilometra larg Tiranes, ku i dyshuari ka kryer vepren penale. Shkaku, sipas te dhenave, ka qene nje zenke per shkaqe banale. Burime policore thane dje se, i demtuari se bashku me disa persona te tjere kane goditur ne pjese te ndryshme te trupit Devishin, gjate nje zenke qe ka ndodhur ne qender te qytezes. Shkaku i grindjes mes te rinjve ka qene vetem per nje shikim. Bilanci ka qene nje i plagosur dhe nje i ndaluar ne flagrance, nen akuzen "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative". Por pas sherrit te ndodhur pak dite me pare, ku viktime ka qene Nazmi Dervishi, ky i fundit ka vendosur te marre hak dhe kete gje e ka bere dy dite me pare, sapo ka pare 15-vjecarin. Ne kete moment 27-vjecari, qe ishte duke udhetuar me makinen e tij tip "BMV 325", ka pare Julian K., dhe eshte drejtuar me shpejtesi per ta shtypur ate. Por fati ka bere qe adoleshenti te shmangej dhe te merrte disa plage ne pjese te ndryshme te trupit dhe te dergohet me urgjence ne Spitalin Ushtarak, ku dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve, jashte rrezikut per jeten. Menjehere sherbimet e patrullave te policise jane vene ne veprim dhe fillimisht eshte pandehur si aksident. Por, gjate marrjes ne pyetje te te demtuarit, ka rezultuar se sherri i dy diteve me pare ka degjeneruar deri ne kercenim per jeten diten e djeshme ne zonen e Vores, vetem per nje shikim. Uniformat blu me pas kane vene ne pranga Nazmi Dervishin, nen akuzen e "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" dhe hetimet jane duke u bere nga seksioni i Kunder Krimeve te Jetes dhe Shendetit.
A.Cena
A.Cena