Shisnin droge, dy te rinj ne pranga
TIRANE - Dy te rinj kane rene ne prangat e policise se kryeqytetit, ndersa jane kapur me nje sasi lende narkotike heroine dhe hashash. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, thane se, dy dite me pare, rreth ores 20:30, nga seksioni i Luftes Kunder Droges, eshte kapur ne flagrance me nje sasi droge 0,6 gram, e dyshuar si heroine, ne rrugen e "Dibres", Bledar Aliaj, 31 vjec, i denuar me pare per vjedhje. Gjate kontrollit atij i eshte gjetur dhe sekuestruar 0,6 gram lende narkotike e dyshuar si heroine, nje telefon "Nokia". Ai eshte shoqeruar per ne qeli, ndersa disa ore me vone eshte kapur ne flagrance dhe nje tjeter i ri nga sherbimet e Komisariatit Nr. 2., Julian Lera, te cilit i jane gjetur 1,2 gr bime e dyshuar kanabis sativa, qe u sekuetrua si prove materiale, ndersa ka qene me pare i denuar per "vjedhje". Sipas policise se Tiranes, dy te arrestuarit jane shperndares te lendeve narkotike. Per Leren, policia tha se rezulton te jete perdorues i rregullt i droges. Per dy te ndaluarit, dosjet i kane kaluar Prokurorise, per akuzen e "prodhimit dhe shitjes se bimeve narkotike".
A.C
A.C