E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 300 kg hashash, 3 në kërkim

Foto ilustruese

SARANDE- Policia e Sarandës njoftoi sot sekuestrimin e 300 kilogramë hashash në afërsi të qytetit antik të Butrintit, në vendin e quajtur Sorronesa.

Sipas të dhënave të para tre persona kanë qenë duke transportuar me mushka hashashin, të ndarë në 10 çanta.

Të tre poseduesit e lëndës narkotike kanë mundur ti shpëtojnë policisë, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Droga kishte si destinacion Greqinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›