E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, kapen 60 kg kanabis sativa

Rreth 60 kg kanabis sativa janë sekuestruar sot nga policia kufitare e Sarandës, ndërsa poseduesit e saj u kanë shpëtuar prangave.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte e fshehur në një gomone me gjatësi 10 metra, destinacioni i të cilës nuk dihet ende.

Ndërkohë policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave që e posedonin lëndën e sekuestruar. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›