Durrës, zjarr në një pallat, evakuohen banorët
Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3, kati i katërt i një pallati është përfshirë në flakë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve.
Dyshohet që shkak për zjarrin të jetë bërë shkëndija elektrike ose një bombul gazi.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur fillimisht evakuimin e banorëve të pallatit, njëri prej të cilëve kishte mbetur i izoluar në katin e pestë të pallatit. Më pas, zjarri është vënë plotësisht nën kontroll.
Sipas burimeve të Shekullit, dy prej banorëve të evakuuar janë dërguar menjëherë në spital në gjendje asfiksie. / G.N.