Wollfarth: Heqja e iminiteteit me ligj por pa prekur kushtetutën
Heqja e iminiteteit duhet bërë me ligj por pa prekur kushtetutën. Kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë Eugen Wolfarth ka përshëndetur qëndirmin e fundit të mazhorancës dhe opzoitës për këtë çështje ndërsa tha se heqja e imunitetit si një mundësi që zyrtarët ti shërbejnë më mirë qytetarëve.
"Ky është një kontribut i rëndësishëm në një diskutim i jashtëzakonisht të rëndësishëm. Imuniteti duhet të përdoret vetëm për t`u shërbyer njerëzve dhe për asgjë tjetër; dhe duhet të ketë kufij. Unë jam në favor të një zgjidhjeje dhe votimi të shpejtë. Jam i sigurt që bashkërisht mund të gjendet një zgjidhje e mirë në parlament. Kushtetuta nuk duhet prekur çdo ditë" theksoi Wollfarth.
Ndërkaq ambasadori Wollfarth inkurajon klasën politike shqiptare të vijojë më bashkëpunimin dhe realizimin e reformave të rëndësishme për integrimin. Wolfarth thotë se kësaj radhe statusi i vendit kandidat është shumë më afër, por mbetet gjithashtu ende shumë punë për të bërë